Gazetari nga Kosova Idro Seferi përmes telefonit nga Beogradi, ka thënë për Info Magazine se mos udhëtimi i lojtarit me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqirit me skuadrën e Liverpoolit drejt Serbisë ka gëzuar tifozët serbë.
“Ka pasur duartrokitje të tifozëve për shkak të mungesës së Shaqirit”.
“Në këta dy muajt e fundit në mediat serbe nuk ka munguar çdo ditë Xherdan Shaqiri”.
Sipas Seferit, kjo sjellje e tifozëve të Cervena Zvezdës, ekip me të cilin do të përballet Liverpooli për kualifikimet e Ligës së Kampionëve, vije pas festimit të Shaqirit me shqiponjë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” në ndeshjen kundër Serbisë.
“Është një vendim i përfshirë pas asaj shqiponjës së Shaqirit dhe Xhakës”.
“Kënaqësia e tifozëve ka qenë që të mungojë Shaqiri”.
“Ka pasur probleme të shumta. Disa gazetarë që takova sot thanë se po të ishte Xherdan Shaqiri, Crvena Zvezda do të ishte përjashtuar sepse do të kishin të pamundur të përmbaheshin”.







