Identifikohet edhe viktima e pestë, Zoran Davidovski humbi jetën mbrëmë pas aksidentit në rrugën Shkup

Zoran Davidovski është viktima e pestë që identifikohet pas rastit tragjik të mbrëmshën në rrugën Shkup – Tetovë pas rrokullisjes së autobusit ku mbetën të vdekur 15 dhe mbi 30 të lënduar. Me këtë rast qyteti i Shkupit shpreh ngushllime për humbjen e kolegut të tyre ku si i punësuar ka qenë prej vitit 2011.

Davidovski është i lindur në 22.08.1981.

Deri tani janë identifikuar Zoran Davidovksi, Rametulla Abdurahimi, Jovica Trpevski, Onur Sadiku dhe Besim Kamberi i cili sot varroset pas namazit të Iqindisë, njofton TetovaSot.

Ndryshe sot ndërroi jetë edhe një i aksidentuar ku numri i të vdekurve ariti 15 dhe mbi 30 të lëdnuar.

Sot gjithashtu në Gostivar u mbajtë mbledhje komemorative ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Zoran Zaev./TS/