Identifikohen 2 shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali

Shtypi italian ka publikuar identitetin e dy shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë automobilistik në orët e para të mëngjesit të 17 Gushtit.

Viktimat janë Antonin Hasdukaj 28 vjeç dhe Suzana Gojcaj 38 vjeç.

Dy shqiptarët udhëtonin me një makinë ‘Renault Clio’ në autostradën A14 Bologna-Taranto, kur automjeti i tyre u përplas në pjesën e pasme nga një mjet ‘Volkswagen Passat’.

Antonin Hasdukaj ishte në timon kur ndodhi aksidenti. 28-vjeçari jetonte prej vitesh në qytetin Imola. Kurse Suzana Gojcaj, nënë e tre vajzave, prej 15 vitesh banonte në Galeata.

Nga hetimet paraprake të policisë, ka rezultuar se makina e shqiptarëve ishte e ndaluar në anë të rrugës kur u përplas nga mjeti Volkswagen, me të cilën udhëtonin tre persona italo-zviceranë.

Këta të fundit pësuan dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, raporton Klan.

Pasi mbërritën në vendngjarje, ekipet e emergjencës konstatuan se dy shqiptarët kishin ndërruar jetë në vend.

Ndërsa, për nxjerrjen e të plagosurve nga makina e dytë u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në autostradë u normalizua pas rreth 4 orësh.

loading…