Në objektin e Kuvendit të Kosovës sot është parë prezent Arun Chaudhary, menaxheri i fushatës së ish-Presidentit amerikan Barack Obama.

Kjo prezencë e tij në këtë institucion po ndodhë në ditën kur pritet të hidhet në votim Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin nga Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Arun Chaudhary, shërbeu në fushatën presidenciale të Presidentit Barack Obama për vitin 2008. Pas kësaj atij iu kërkua të bëhej videografi i parë zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, një pozicion që ai mbajti nga 2009-2011.