Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk ka luajtur për Argjentinën që nga Kampionati Botëror i verës së kaluar, por sulmuesi i Interit, Mauro Icardi beson se kjo gjë do të ndryshojë para Copa Americas që zhviillohet vitin e ardhshëm në Brazil.
Gjatë kësaj periudhe pa Messin, Argjentina ka zhvilluar 6 ndeshje miqësore prej të cilave i ka fituar 4 teksa ka barazuar dhe humbur nga njëherë.
Në takimin e fundit me Meksikë, kapiteni i Interit, Icardi u zhbllokua duke shënuar gol me fanellën e “La Celeste” pas 8 ndeshjeve.
25 vjeçari beson se lideri i Argjentinës, Messi do të kthehet për kompeticionin e Copa Americas në qershor të vitit 2019.
“Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe të gjithë ne shpresojmë që ai të rikthehet, veçanërisht tashmë që e kemi përpara edhe Copa American”, deklaroi Icardi.
Anëtari i “Nerazzurrëve” beson te puna e Lionel Scalonit që për momentin është përzgjedhës i përkohëshëm te Argjentina, gjersa Icardi zbuloi se goli i shënuar e ka lehtësuar atë nga presioni te kombëtarja.







