Interi do të udhëtojë në Vjenë për t’u përballur me Rapidin në Europa League, por ujërat janë mjaft të trazuar te zikaltërit, tani që klubi vendosi, duke biseduar edhe me trajnerin Spalletti, se duhej marrë një masë urgjente për t’i dhënë fund “shantazhit” të Wanda Naras për rinovimin e Icardit.
Sulmuesit jo vetëm që i është hequr shiriti, por është lënë jashtë listës së grumbullimeve për sfidën në Austri, e vlefshme për 1/16-tat e E.League. Mungon në listë edhe Skriniar e Brozovic, të dy të suspenduar.







