Icardi në ‘qiellin e shtatë’, ja çfarë thotë pas fitores dramatike në derbi

Mauro Icardi beson se Interi e meritoi fitoren e derbit ndaj Milanit, mirëpo ishte fitore shumë më e bukur duke qenë se u arrit në minutën 92-të.

Ishte Icardi i cili shënoi golin vendimtar për skuadrën e tij pas një harkimi të Matias Vecinos, duke i dhënë tri pikët zikaltërve.

“Derbi duhet të fitohet, e kemi thënë këtë gjatë gjithë javës. Ne kishim shanse, goditëm shtyllën, shënuam një gol të parregullt, kështu që e merituam fitoren”, tha argjentinasi pas ndeshjes.

“Të fitosh kështu në minutën e 92-të, e bën fitoren më të bukur. Ne duhet të vazhdojmë kështu, e dimë potencialin e skuadrës sonë, dhe ne mundemi të luftojmë me këdo”, deklaroi Icardi.