Icardi lihet jashtë reklamës promovuese, a po largohet nga Interi?

Suning Group e ka lënë të dëbuarin e Interit, Mauro Icardin, jashtë një reklame promovuese.

Icardi nuk shihet askund në fotografinë promovuese, të cilën pronari i Interit Suning e publikoi sot për të njoftuar për arritjen e marrëveshjes me kompaninë e aparateve të elektronikes AUX Group.

Në mungesë të argjentinasit, prezent ishin Milan Skriniar, Stefan de Vrij, Lautaro Martinez, Ivan Perisic dhe kapiteni i ri i klubit Samir Handanovic.

26-vjeçari është në një mosmarrëveshje me klubin zikaltër dhe nuk po pranon të stërvitë me bashkëlojtarët, duke u ankuar për dhembje në gju.

Icardi nuk është paraqitur për Interin tash e një muaj pothuajse, që kur iu mor shiriti i kapitenit në fillim të shkurtit.