Sulmuesi argjentinas

Icardi koritet, e pabesueshme çfarë humbet me portën e boshatisur

Një rast flagrant i shpërdoruar nga Mauro Icardi, është duke bërë xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për duelin mes Instanbulsporit të Rrocës, Ethemit dhe Loshajt, ndaj kampionëve të Gallatarasarit. 

Në minutën e 37-të, sulmuesi argjentinas u bë “gazi i botës”, teksa Akturkoglu, nisi një penallti në mënyrë speciale, ndërkohë që Ikardi, me portën e boshatisur dhe me portierin e shtrirë në tokë, çuditërisht arriti ta dërgonte topin jashtë kuadratit. Në kufijtë e tëpabesueshmes, ndërkohë që ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjet.

Gjithsesi, Icardi, e shleu gabimin në minutën e 42-të, kur gjeti golin e avantazhit, duke dërguar skuadrën e Gallatasarait në dhomat e zhveshjes në fundin e pjesës së parë me epërsinë e një goli. Vlen të theksohet se 3 futbollistët shqiptarë të Istanbulsporit, u aktivizuan titullarë në këtë duel.