Icardi kërkon “liri”, Wanda tregon ‘asetet’ në Dubai (FOTO)

I ftohti ka përpirë Italinë dhe pjesën më të madhe të Europës. “Ngricë” ka edhe në familjen Icardi, teksa Mauro po kalon një moment krize me Interin dhe Wanda nuk po arrin të gjejë zgjidhje, si agjente e tij që është.

Gjithsesi për bashkëshortën e sulmuesit të Interit nuk ka asnjë çështje që duhet mbyllur dhe i ka vënë kapakun polemikave për t’u relaksuar nën rrezet e diellit të Dubait.

Ditën e djeshme ajo ka fluturuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe së bashku me fëmijët e saj. Ndërsa sot nuk ka nguruar të ndajë disa foto me fansat e saj në rrjete sociale, teksa shfaq hiret e saj nën rrezet e ngrohta të diellit.

Ndërkohë Icardi, i “vetëm në shtëpi” ka dhënë një tjetër mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale. Sulmuesi zikaltër ka postuar një foto të tijën që është shkrepur këto ditë në “San Siro” dhe mesazhi ka qenë i thjeshtë dhe goditës: “LIRI”.

Se çfarë do të thotë autori me këtë fjalë akoma nuk dihet, pasi kuptimi i saj mund të marrë trajta nga më të ndryshmet. Një element që nuk është vënë re është se edhe në kapelen e tij lexohet kjo fjalë, e shoqëruar nga një shqiponjë, ashtu si në postimin e argjentinasit.

Për më tepër, në këtë postim ka reaguar edhe Joao Cancelo i Juvnetusit, duke e pëlqyer foton, në një kohë kur emri i Icardit lakohet për një të ardhme në Torino. Kujtojmë që argjentinasi dhe mbrojtësi i Juves njihen nga sezoni i shkuar kur Cancelo luante për Interin.