Icardi, i gatshëm t’i bashkohet skuadrës në stërvitje

Mauro Icardi ka lënë anash mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit të Interit.

Sulmuesi argjentinas ka vendosur të kthehet në ekipin e parë pas problemeve me klubin.

Icardi, së fundi, ka pasur një takim me Beppe Marottan, duke zgjidhur problemet që kishin pasur.

26-vjeçari, aktualisht, është duke stërvitur individualisht, por pritet të grumbullohet me grupin e lojtarëve për ndeshjen e 17 marsit, ndaj Milanit.