Serie A
Icardi e ngjitë Interit në vendin e tretë
Inter ka shënuar edhe fitoren e gjashtë me radhë. Skuadra nga Milano, regjistroi fitore me rezultatin 1:2 në udhëtim ndaj SPAL.
“Zi kaltrit” kaluan në epërsi qysh në minutën e 14’ me anë të sulmuesit fenomenal Mauro Icardi.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Inter.
Pjesa e dytë tregoi një Inter që udhëhiqte lojën, me një SPAL që tentonte kohë pas kohe të rrezikonte portën kundërshtare.
Befasia erdhi në minutën e 72 kur Alberto Paloschi barazoi shifrat në 1:1.
Por, befasinë nuk e lejoi argjentinasi Icardi, i cili u shfaq përsëri në minutën e 78’ për rezultatin 1:2.
Inter kësisoj pozicionohet në pozitën e tretë me 16 pikë pas 8 ndeshjeve, me tetë pikë më pak se lideri i tabelës.
SPAL në anën tjetër mbetet në kuotën e 9 pikëve për tu pozicionuar në vendin e 14 të tabelës.