Juventusi mbrëmë ka arritur fitore të madhe në udhëtim të Napoli me rezultat 1-2 dhe pratikisht e ka siguruar edhe një titull në Serie A.
Në festën e lojtarëve të Juventusit ka marrë pjesë terthorazi edhe sulmi i rebeluar i Interit, argjentinasi Mauro Icardi.
Icardi e ka pëlqyer një fotografi Cancelos në Instagram ku janë duke festuar futbollistët e Juventusit, shkruan Ballkani.info.

Ky ‘like’ i Icardit veç sa i ka shtuar zërat për largimin e tij drejt “Zonjës së Vjetër”.
Aktualisht Icardi është në “luftë” të hapur me krerët e Interit, pasi që nuk ka pranuar t’i vazhdohet kontrata. Kjo ka bërë që argjentiasit t’i merret shiriti i kapitenit te Interi. /Ballkani.info/







