Sulmuesi zikaltër

Icardi beson se Interi e meritonte të kalonte grupin në Champions League

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi realizoi golin e tij të 4-të në 6 paraqitje në Champions League, që sidoqoftë nuk i mjatuan klubit italian të kualifikohej për në fazën e ardhshme të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Icardi beson se Interi e meritonte një vend me skuadrat tjera të kualifikuara për në fazën me eliminim direkt të Championsit pavarësisht eliminimit dramatik që “Nerazzurrët” e përjetuan mbrëmë.

Interi gjeti barazimin ndaj PSV-së dhe ai rezultat i mjaftonte skuadrës së Luciano Spallettit derisa nuk erdhi lajmi që Tottenhami kishte barazuar rezultatin me Lucas Mouran përballë Barcelonës në përballjen tjetër të grupit.

“Duhej të fitonim, pësuam një gol në pjesën e parë por pastaj kishim disa raste në zonën e tyre por nuk arritëm të gjejmë edhe golin e dytë. Ne e merituam të kalojmë tutje për shkak se e kemi dëshmuar se mund të përballemi me secilin kundërshtar”, tha Icardi.

Interi të shtunën pret Udinesen në “San Siro”, teksa synimi kryesor do të jetë të harrohet zhgënjimi i eliminimit, gjersa 18 herë kampionët e Italisë ndodhen 14 pikë prapa liderit, Juventusit.