Icardi “arratiset” për ditëlindje, Wanda zbulon vendndodhjen me një mesazh të veçantë

18 shkurti është një ditë e shënuar për ish-kapitenin e Interit, Mauro Icardin, i cili sot mbush 26 vjeç në një atmosferë aspak të qetë në ekip.

Por pavarësisht se kjo ditëlindje e ka gjetur Mauron në një moment delikatë, ai ka dashur të “arratiset” për ta festuar këtë ditë vetëm me familjen e tij në vilen pranë liqenit “Como”. Këtë e ka zbuluar agjentja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka uruar bashkëshortin e saj:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Asnjë nuk mund ta imagjinojë çfarë njeriu je ti, sepse asnjë nuk është si ti. Faleminderit që më ke dhuruar një familje të bukur, faleminderit që më jep kurajën dhe respektin që çdo femër meriton. Më bëj krenar, dhe ashtu siç unë gjithmonë them, je një shembull i mirë sesi duhet të jetë një mashkull, baba dhe bashkëshort. Shpresoj që Zoti të vazhdojë të të plotësojë ëndrrat, sepse ti e di që në jemi dhe do të jemi gjithmonë me ty, duke të shoqëruar në çdo hap tënd.”