Ibrahimoviq: Po ndjehem i ri te Milani

Zlatan Ibrahimoviq thotë se po ndjehet i ri te Milani dhe është i vendosur të marrë përgjegjësi kur të vijnë kohët më të vështira.

39-vjeçari ka realizuar një gol të bukur sot, ndërsa asistoi edhe një tjetër. Milani fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Udineses. Ibrahimoviqi i ka shënuar shtatë gola në katër ndeshje sa i ka luajtur në Serie A këtë edicion.

“Është gol i mirë, por me rëndësi është fitorja dhe tri pikët. Ishte ndeshje shumë e vështirë, por kemi dëshmuar se punojmë, vuajmë dhe qëndrojmë së bashku. Ne kemi një prej skuadrave më të reja në Evropë, ndonëse unë po e rris mesataren e moshës paksa, por bashkëlojtarët po më bëjnë të ndjehem i ri. Ata janë të uritur e të vendosur për t’u përmirësuar”, ka thënë Ibrahimoviq për DAZN.