‘Ibrahimoviq është i çmendur, shpresoj se po aktron’

​Ish-arbitri francez Toni Sapron kritikoi yllin suedez të futbollit Zlatan Ibrahimoviq.

Ai ndau drejtësinë në Ligën 1 për 12 vjet dhe në disa raste pati një takim me Ibrahimoviq, i cili kaloi një pjesë të karrierës së tij në Paris Saint-Germain, transmeton KosovaPress.

“Zlatan Ibrahimoviq është një njeri shumë i vështirë, jo vetëm për arbitrin, por edhe për shokët e tij. Ai është vazhdimisht i pakënaqur me lojën e tyre dhe shpesh kërkon kundërshtarët. Është i çmendur. Shpresoj se ai ka aktruar, pasi ka thënë shumë gjëra të çmendura. Shpresoj të mos mendoj ashtu në të vërtetë,” tha Sapron, i cili me profesion është oficer policie dhe si gjyqtar i futbollit ka ndarë drejtësinë në më shumë se 1.500 ndeshje.

Francezi kujton një ndeshje mes PSG dhe Lorien në të cilën Ibrahimoviq shënoi një het-trik. Pas vërshëllimës së gjyqtarit, Zlatan iu afrua Toni, duke ia shtrënguar gishtat dhe duke kërkuar nga arbitri t’ia japë topin. Sapron nuk e pëlqeu këtë duke i thënë se gjithmonë e përfundon fjalinë me “ju lutem dhe faleminderit”:

“Është një çështje edukimi, ai thjesht nuk ka respekt.” Ndryshe, Sapron u pezullua nga Shoqata Franceze e Futbollit në fillim të vitit 2018, pasi u përpoq të shqelmojë futbollistin e Nantes, Diego DiCarlos pasi e ndëshkoi me karton të verdhë. Menjëherë pas kësaj, ai përfundoi karrierën e tij.