Zlatan Ibrahimovic e ka rikujtuar aventurën e tij te Manchester United teksa ka treguar se bashkëlojtarët te “Djajtë e Kuq” e kanë bërë të ndihen më të ri.
Ish reprezentuesi i Suedisë erdhi si transferim i lirë në “Old Trafford” në moshën 35 vjeçare derisa në sezonin e tij të parë shënoi 28 gola në të gjitha kompeticionet duke fituar 3 trofe, Community Shield, EFL Cup dhe Europa League.
Fatkeqësisht ish sulmuesi i PSG-së pësoi një lëndim serioz në gju në përfundim të edicionit 2015-2016 duke e detyruar atë ta përfundojë qëndrimin te United.
Tashmë pjesë e LA Galaxy në MLS, Ibrahimovic e ka pranuar se i mungon eksperienca e arritur te 20 herë kampionët e Anglisë.
“Në Angli mendonin se isha shumë i vjetër, isha 35 vjeçar dhe e bëra Premier Leaguen të dukej e vjetër. Mu deshën 3 muaj për t’i bindur të gjithë, kjo ishte një sfidë dhe unë nuk i refuzojë ato. Më mungojnë të gjithë te United ku kalova shumë mirë. Rooney, Carrick pastaj futbollistët e rinjë që dëshironin t’i tregonin botës për kualitetet e tyre. Ndihesha sikur të jam Benjamin Button (personazh i një filmi që lind i vjetër por që bëhet i ri gjatë procesit të jetës), Premier League duhet të jetë e lumtur që nuk kam ardhur para 10 viteve, do të ishte një tregim tjetër”, theksoi Ibracadabra.
Ibrahimovic lavdëroi mesfushorin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogban duke thënë se ish lojtari i Juventusit është profesionist i madh që ka nevojë të udhëhiqet mirë.







