Zlatan Ibrahimovic

Ibrahimovic zbulon se si e transferoi Mino Raiola te PSG pa e pyetur fare

Zlatan Ibrahimovic është një nga futbollistët me karrierën më të shkëlqyer që ka bërë.

Së paku ylli suedez mund të konsiderohet me fat pasi ka luajtur për top skuadra evropiane si Ajax, Juventus, Inter, Milan, Barcelona, PSG e Man Utd.

42-vjeçari ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka zbuluar se si menaxheri Mino Raiola e kishte transferuar te PSG pa e pyetur fare.

“Në Paris ishte një aventurë e komplikuar. Sinqerisht nuk doja te largohesha nga Milano, aty kisha gjetur përsëri lumturinë. Para se të shkoja me pushime, i thashë Gallianit qe doja ta takoja dhe i kërkova të më premtonte se nuk do të më shiste. Shkova me pushime”.

“Pas 3 javësh, më telefonoi Mino, por nuk u përgjigja. Kur përgjigjem, them menjëherë se nuk dua të largohem nga Milani, por ai tashmë kishte bërë gjithçka me PSG-në. I thashë: “jo jo, Ibra nuk do të shkojë në PSG”. Më kishin shitur mua dhe Thiago Silvën”.

“Menjëherë telefonova Leonardon dhe i thashë se nuk mund të luaja në fusha ku kishte dy mijë njerëz. Unë isha mësuar me 80,000 njerëz. Por, pastaj, pak nga pak u binda, por me kushtet e mia”.

“Në kontratë kërkova disa klauzola dhe kushte absurde, brenda vetes thashë që nuk do të pranonin kurrë. Pas dy orësh gjithçka u krye. Raiola më bëri një shaka dhe më tha: “do edhe ti biçikletën?”. Dhe unë i thashë: “po, edhe biçikletën”, deklaroi Ibrahimovic.