Ibrahimovic transferohet te Milani në janar?

Zlatan Ibrahimovic e ka ndarë mendjen sa i përket të ardhmes së tij.

Sulmuesi suedez pritet ta finalizojë transferimin e tij te Milani gjatë muajit dhjetor

Futbollisti suedez ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Itali, tek Milani.

“Rossonerët” ia kanë ofruar veteranit të sulmit një kontratë 18 muajshe dhe në këtë periudhë pritet të paguhet 6 milionë euro.

Sipas mediumit “Calciomercato”, ish përfaqësuesi suedez pritet t’i bashkohet Milanit në fillim të muajit dhjetor.

38 vjeçari kishte luajtur edhe në të kaluarën me plot sukses në “San Siro”.

Ai i dha fund eksperiencës amerikane me ekipin Los Angeles Galaxy.