Ibrahimovic sulmon CR7: Është vetëm një Ronaldo, ai braziliani

Zlatan Ibrahimovic tashmë po përgatitet për një rikthim në Serie A.

Futbollisti suedez ka njoftuar se do të rikthehet në Itali, në një skuadër që dëshiron rë rinovojë historinë.

“Unë do të kthehem në Itali, në një ekip që duhet të rinovojë historinë e tij”, ka deklaruar Ibrahimovic.

I pyetur nëse me rikthimin në Itali do të gjente Ronaldon e vërtetë, Ibrahimovic u përgjigj: Aspak. Ronaldo i vërtetë është braziliani.

“Ai (CR7) nuk është talent natyror, por fryt i punës së tij të madhe”.

Besohet se skuadra e re e Zlatan Ibrahimovic do të jetë Milani, fanellën e të cilëve ka veshur edhe në të kaluarën