Ibrahimovic shkon larg Evropës, shfaqet një ekip që do shërbimet e tij

Flamengo i është bashkuar garës për të nënshkruar me lojtarin e lirë, Zlatan Ibrahimovic, shkruan Gazzetta dello Sport.

Gabriel Barbosa aktualisht është në formë të jashtëzakonshme për Flamengon, por huazimi i tij skadon në fund të vitit kalendarik dhe Interi mund të vendosë ta rikthejë në skuadër.

Ekipi brazilian u përpoq ta merrte Mario Balotellin gjatë verës, megjithëse vendosi të kthehej në Itali me Brescia.

Ibrahimoviç, kontrata e të cilit me LA Galaxy skadon më 31 dhjetor, gjithashtu ka tërhequr interesimin nga Napoli dhe Bologna.

Trajneri i Napolit Carlo Ancelotti menaxhoi Ibrahimovic për një sezon të vetëm në 2012/13, përpara se ish trajneri i Milanit të kalonte te Real Madridi.

loading…