Ibrahimoviç po kritikohet sepse mbyti një luan në Afrikë!

Zlatan Ibrahimoviç është mbushur me kritika në vendlindjen e tij, Malmo të Suedisë.

Sulmuesi i AC Milan pretendohet se ka vrarë një luan në Afrikën e Jugut gjatë vitit 2011.

Edhe pse thuhet se Ibrahimoviç e kishte licencën për ta bërë këtë gjë – në Suedi po kritikohet, pasi lojtari ka marrë me vete në shtëpinë e tij, lëkuren, nofullën dhe kafkën e luanit.

39-vjeçari është i pasionuar pas luanëve. Ai e cilëson vetën si të tillë, madje ka edhe një tatuazh në trupin e tij.Një raport nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve thotë se nga viti 2004 deri 2014 rreth 1.7 milionë kafshë u vranë për t’ia marr lëkuren me vete në shtëpinë e tyre