Ibrahimovic nuk është i përfunduar, realizon një tjetër tre golësh (Video)

Zlatan Ibrahimovic ka heshtur të gjithë kritikët me performancën e tij të fundit.

Në ndeshjen kundër Sporting KC, të cilën LA Galaxy e fitoi me rezultatin 7-2, Ibrahimovic shënoi tre herë.

Me këtë fitore, Galaxy ka heshtur kritikët, pasi rrit në maksimum gjasat për një kualifikim në fazën ‘Play Off’, gjë që nuk e kishte bërë sezonin e kaluar.

Sfida kryesore për Ibrahimovic dhe skuadrën e tij do të jetë faza e ‘Play Off’, e me paraqitjen e treguar dje, ata kanë bërë të ditur se janë më shumë se gati për këtë sfidë.

Kujtojmë se këtë sezon, LA Galaxy pati një ecuri të tmerrshme, kur nga maji, në 21 ndeshje morën vetëm 22 pikë.

loading…