Zlatan Ibrahimovic mbetet një futbollist spektakolar dhe nuk po e ndjen kalimin e viteve, ndërkohë që tashmë është kthyer në personazhin kryesor të kampionatit amerikan MLS.

Sot në mëngjes me orën tonë suedezi dhuroi një tjetër magji, duke shënuar një gol të pabesueshëm për Los Angeles Galaxy, me roveshatë.

🚨🚲 ZLATAN BICYCLE KICK 🚲🚨 pic.twitter.com/F8OUYtYWwK

— Major League Soccer (@MLS) June 3, 2019

Nuk mjaftoi, sepse Galaxy u mund 2-1 në shtëpi nga New England Revolution, por Ibra i vetëm justifikon biletën dhe bën të harrohet rezultati.

Përveç kësaj, Galaxy është në pozita mjaft të mira në renditje dhe do të shkojë pa probleme në playoff.