Ibrahimovic i del në mbrojtje Mourinhos
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është kritikuar shumë gjatë fillimit të këtij sezoni, por ish lojtari i tij te Interi dhe “Djajtë e Kuq”, Zlatan Ibrahimovic mbështet teknikun portguez.
Sulmuesi suedez mendon se lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e veta për formën e dobët ndërsa ka shtuar se asnjë trajner nuk mund të bëjë mrekulli.
“Jose po bën një punë të mirë. Ju jeni të mirë aq sa e keni edhe skuadrën. Nëse dikush di se si fitohet Premier League, atëherë ai është Mourinho. Siç tha edhe vetë ai, Jose ka më shumë tituj të Premier Leagues se të gjithë trajnerët aktual”, deklaroi futbollisti i LA Galaxy.
Ibraimovic e sheh vetën te Mourinho duke treguar se kanë karakter pothuajse të njejtë, dhe kjo është arsyeja kryesore që mbërrijnë kritka në drejtim të portugezit.
“Mourinho duhet vetëm të vazhdojë të jetë vetvetja. Disa kritika mendoj se janë personale, disa për shkak të xhelozisë. Unë dhe Mourinho besojmë në atë çfarë bëjmë deri në fund dhe vazhdojmë ta bëjmë”, përfundoi Ibrahimovic.