Zlatan Ibrahimovic mbetet unik. Jo vetëm për “magjitë” në fushën e blertë, por edhe për qëndrimet e tij, shpesh kundër sistemit.

Në një prononcim pas një seancë stërvitore të Los Angeles Galaxy, 37-vjeçari sulmoi hapur sistemin e MLS-së, ku pas sezonit të rregullt, luhet faza play off.

“Unë mendoj se ky është sistem m… Si mund të fitosh mentalitetin e duhur, nëse duhet të arrish vetëm në “play off” dhe pastaj t’ia nisësh nga zero? Thjesht duhet të fitosh “play-off”-in dhe kjo është ajo që duhet. Rezultatet në çdo ndeshje janë të rëndësishme, por këtu, nëse renditesh në vendin e shtatë, merr pjesë në “play-off” dhe e fiton atë, pra je kampion.”

Gjiganti suedez arsyeton se sistemi aktual i MLS-së nuk e bën futbollistin të jetë i motivuar dhe me mentalitetin e duhur çdo ditë.

“Për mua, mentaliteti është çdo ditë, mënyra se si stërvitesh, se si luan në ndeshje. Me këtë sistem të MLS, si mund të krijosh atë mentalitet për të qenë i motivuar? Është shumë e vështirë”.

Ibrahimovic ka arritur të shënojë 16 gola në 18 ndeshje për LA Galaxy gjatë këtij sezoni, ndërsa të kaluarin, që ishte i pari në Shtetet e Bashkuara, e mbylli me 22 gola në 27 ndeshje.

"I think the system is s–t."

Zlatan goes in on the MLS playoff system 🤐

(via @DelmyBarillas)pic.twitter.com/4FkaE430g4

— Bleacher Report (@BleacherReport) August 9, 2019

loading…