MLS

Ibrahimovic dhe Rooney në garë për çmimin MVP në kampionatin amerikan

Sezonet e mrekullueshme debutuese të Zlatan Ibrahimovic dhe Wayne Rooney nuk kanë kaluar pa u vënë re nga autoritet e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ibrahimovic dhe Rooney janë nominuar për çmimin MVP të vitit 2018 në MLS.

Sulmuesi suedez ka shënuar 22 gola e ka dhënë 10 asiste në 27 paraqitje me LA Galaxy prej se u transferua te kalifornianët në mars të këtij viti.

Pasi që e dërgoi DC Unitedin në play off, edhe Wayne Rooney është shpërblyer për paraqitjet pozitive me klubin nga qendra e SHBA-ve.

Futbollistët tjerë që janë nominuar për këtë çmim individual janë dyshja e Atlanta Unitedit, Miguel Almiron dhe Josef Martinez si dhe sulmuesi i LA Galaxy, Carlos Vela.

Finalistët janë nominuar nga futbollistët e MLS, stafeve teknike dhe një grupi të zgjedhur të mediave.