Ish kryetari

Ibrahim Selmanaj paralajmëron revoltë në Rastavicë të Deçanit, pas faturave të larta të rrymës

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ia ka rikujtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në kohën e qeverisjes së Ramush Haradinajn çmimi i energjisë elektrike edhe gjatë sezonës së dimrit nuk ishte shtrenjtuar.

“Koha po vjen. Ka burra që pa kompromis e pa orar i dhanë Kosovës rrymë 24 orë edhe pa i shtrajtu faturat”, ka shkruar ajo.

E në këtë postim të Kadrijajt ka reaguar Ibrahim Selmanaj, ish deputet i AAK-së, ish kryetar i Deçanit dhe tash anëtar i KQZ-së.

Selmanaj i cili vije nga fshati Rastavicë, ka paralajmëruar revolutë në fshatin e tij për shkak të faturave të lartë të rrymës.

“Kosovën e duan ata që luftuan, sakrifikuan dhe vazhdojnë edhe sot të sakrifikojnë. Flasim hapur dhe kemi dëshmuar. Kjo qeveri na dëmton, me vetëdije ose krejt pa dije. Albini & grupa nuk e duan Kosovën!”, ka shkruar nder tjerash Selmanaj. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Ma shtrejt rryma në Kosovë se në Gjermani