Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, ia ka dorëzuar sot zyrtarisht pasaportën e Republikës së Kosovës, Ibrahim Dresheviqit, futbollistit më të ri të Kombëtares së Kosovës.
Dresheviq i cili luan në elitën e futbollit holandez me skuadrën Heerenveen, së fundi e ka marrë dritën e gjelbër nga UEFA për të luajtur me Kosovën.
“Nder i veçantë t’ia dorëzoj pasaportën e Kosovës futbollistit të talentuar, Ibrahim Dresevic, i cili, prej tash e tutje, do t’i mbrojë ngjyrat e reprezentacionit të Kosovës në futboll. Ibrahimi është lindur në Suedi, ndërsa aktualisht luan për ekipin holandez SC Heerenveen. Ishte kënaqësi, gjithashtu, që ta pranoj nga Ibrahimi fanellën e tij sportive. Ibrahimit i dëshiroj fat dhe shumë gola. Jam i bindur që, ai dhe bashkëlojtarët e tij të kombëtares së Kosovës, do të vazhdojnë të na bëjnë krenarë ne fushat e futbollit evropian dhe botëror”, ka shkruar ambasadori Greiçevci.
Kosova më 7 shtator në “Fadil Vokrri” e pret kombëtaren e Republikës së Çekisë dhe Dresheviqit pritet të debutojë për Kosovën. /Ballkani.info/







