Ibra i ofrohet Interit

Sulmuesi suedez po planifikon të rikthehet në futbollin evropian pas eksperiencës amerikane. Krahas Interit, spekulohet se Ibra mund të transferohet në Manchester United ose Napoli

Zlatan Ibrahimovic është i vendosur të rikthehet në futbollin evropian.

Sulmuesi suedez luajti me sukses në futbollin amerikan viteve të fundit me ekipin Los Angeles Galaxy.

Mediat italiane kanë zbuluar se Ibra i është ofruar Interit përmes menaxherit të tij, Mino Raiola.

Ish-përfaqësuesi suedez i kaloi tri vjet tek Nerazzurri në periudhën 2006-2009.

Prandaj, ai nuk do ta ketë problem të rikthehet në klubin Zikaltër pas përfundimit të kontratës me klubin nga MLS.

Gjithashtu, flitet se gjatë janarit Ibrahimovic mund të rikthehet në Manchester United, ose të transferohet në Napoli.

Ai i ka realizuar 30 gola në fanellën e Galaxy këtë sezon.

loading…