Ibra dëshiron një sfidë të re, transferohet te skuadra legjendare

E përditshmja spanjolle ‘AS’ raporton se Boca Juniors po konsideron seriozisht transferimin e Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez mund të ndërrojë skuadër në verën e ardhshme.

37 vjeçari do të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme, kur kontrata e tij me Los Angeles Galaxy do të përfundonte.

Sipas ‘AS’, Boca Juniors, që në radhët e veta ka Daniele de Rossin, po konsideron transferimin e ish sulmuesit të Barcelonës, Juventusit, Milanit, Interit, PSG-së dhe Manchester United.

Problemi i vetëm në finalizimin e këtij transferimi, mund të jetë paga, pasi nuk besohet se Boca Juniors mund të ofrojë për suedezin aq sa fiton në MLS.

loading…