Ibishi tregon se çfarë dënimi mund të marrë vrasësi i vajzës 18 vjeçare në Ferizaj

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, po e konsideron rast tejet të rëndë vrasjen barbare të 18 vjeçares M.O, nga dy të dyshuar tashmë të arrestuar.

Sipas Ibishit, Kodi Penal parasheh që dorasit mund të dënohen deri në burgim të përjetshëm, për vepra të tilla krimi.

”Është rast i rëndë penal, që tregon një bashkëpunim të mirëfilltë  mes qytetarëve dhe policisë dhe pak më la përshtypje edhe policia ku këshillon qytetarin në momentin e caktuar që të mos ndërhyjë në mënyrë që të mos ketë viktima të tjera të rastit”.

”Çështja tjetër është se kjo vepër penale, në Kodin Penal është e përshkruar. Privimi i jetës nga motive dinake apo mizore, pra janë 12 raste sipas mënyrës së kryerjes së veprës. Për vepra penale kundër jetës dhe trupit në Kodin Penal parashihet dënimi jo më pak se 10 vjet deri tek dënim i përjetshëm”.