Prishtinë

Ia thirrën emrin dhe gjuajtën një herë me armë në ajër, prishtinasi e lajmëron rastin në Polici

Një i mitur në Prishtinë ka njoftuar se disa persona nga një veturë ia kanë thirrur emrin dhe kanë shtënë me armë zjarri një herë në ajër e më pas janë larguar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur mesnatën e së shtunës.

“KANOSJE- Prishtinë / 30.12.2023 – 23:20. Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka informuar se persona të pa njohur nga një veturë, pasi që kanë thirrur ankuesin në emër kanë shtënë një herë në ajër dhe janë larguar. Është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.”

VIDEP BONUS: Haradinaj: Do të ishim ende nën Arkanin dhe Serbinë pa UÇK-në dhe pa veteranët