Ia theu këmbën kundërshtarit, FFK e dënon rëndë futbollistin

Leorant Marmullaku i Dukagjinit u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Flamurtarit.

Ai ndërhyri brutalisht në mbrojtësin Lorik Maxhuni, duke ia thyer këmbën.

Komisioni disiplinor mori vendim të rëndë për Marmullakun duke e dënuar me 8 ndeshje moslojë.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanele 16 Leonard Marmullaku dhe nr ID 002345M02. Në minutën e 90+, ndërhyn brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (fraktur në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore:
Dënohet me tetë (8) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.