“Ia kositi livadhin”: Si ndodhi rasti tragjik i vrasjes në Podujevë VIDEO

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rast tragjik në fshatin Repë të komunës së Podujevës, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Dorasi jeton së bashku me bashkëshorten në fshatin Repë, ndërsa familja e tij jeton në Angli.

Të dy familjet në Repë jetojnë përballë njëra-tjetrës dhe vazhdimisht kanë pasur probleme.