I zhgënjyer nga Qeveria Kurti, kunati i Albulena Haxhiut braktisë përfundimisht Kosovën

Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi, e ka braktisur përfundimisht vendlindjen e tij. As Qeveria e shumëdëshiruar e tij, e udhëhequr nga Albin Kurti dhe as kunata e tij, ministrja Haxhiu, nuk e kanë bindur të qëndrojë në Kosovë ndjekësin besnik të Lëvizjes Vetëvendosje.

Demokracia.com ka siguruar fotografi të Krasniqit teksa po hynte ne aeroplan.

Siç bëhet e ditur, Krasniqi ka udhëtuar për në Finlandë.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti vitin e kaluar e pati pranuar se “vazhdimisht do të ketë ikje nga Kosova”. E trendit të ikjes nuk i shpëtoi as Dardan Krasniqi, një aktivist deri vonë shumë i zellshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.