Policia ka marrë masa për ruajtjen e familjes së deputetit të Partisë Socialiste Spartak Braho pas bërjes publik të lajmit se dy djemtë e tij, Kreshniku dhe Arbri janë kërcënuar me armë.

Në banesën e Brahos qëndrojnë 24 orë efektivë policie, në mënyrë që familja të jetë e qetë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të publikuar nga Syri.net, efektivë policie kanë rrethuar të gjithë zonën.

Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin në rrjetet sociale se djalit të deputeti socialist i është bërë atentat në Durrës. Pas këtij denoncimi, Policia ka konfikrmuar ngjarjen.

Vetë Braho është shprehur se është sqaruar me personat në fjalë.

loading…