I vjen fundi telenovelës Antoine Griezmann

Griezmann do të jetë që nesër lojtar i katalunasve dhe do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Barcelonën, që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri më 2024. Ai do të fitojë 235 mijë funte në javë te Barça. 28-vjeçari do të largohet nga Atletico pas 5 sezoneve, ku shënoi 133 gola në 257 paraqitje.

Barcelona do të paguajë të premten klauzolën prej 120 milionë eurove për t’ia shkëputur kontratën Antoine Griezmannit me Atletico Madridin.

Kështu raporton “Mundo Deportivo”, sipas të cilës, katalunasit me mëngjes do të përfundojnë gjithçka për t’i dhënë fund pritjes së gjatë dhe për ta zyrtarizuar francezin si futbollistin më të ri Barcelonës dhe do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare.

Sipas “Mundo Deportivos”, 28-vjeçari do të fitojë 235 mijë funte në javë te kampioni i Sapnjës.

Ndër të tjera raportohet se Griezmann nuk do të prezantohet para tifozëve në “Camp Nou”, për shkak se fusha në stadiumin e Barcelonës është duke u ndryshuar.

Por, kjo vetëm sa do të jetë në të mirë të sulmuesit francez, pasi askush në klub, as drejtuesit e as tifozët, nuk e kanë harruar dokumentarin e tij kontrovers nga vera e kaluar, kur ai e refuzoi në mënyrë publike Barcelonën për të qëndruar edhe një vit tjetër në Atletico Madrid.

Kështu që mundësia e parë për tifozët blaugranë për ta parë drejtpërdrejt francezin me fanellën e klubit do të jetë më 4 gusht, në ndeshjen e Joan Gamper.

Griezmann ka zhvilluar 257 ndeshje me Atleticon, ka shënuar 133 gola me të cilin klub ka fituar Europa Leaguen, UEFA Super Kupën dhe Superkupën e Spanjës.

loading…