Në lidhje me zjarrin e rënë sot në bashkinë e Durrësit reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike në këtë qytet, Ferdinand Xhaferaj.

Sipas tij Dako po fshin gjurmët përmes të zjarrit të gjithë asaj që bërë gjithë këto vite me tenderët dhe lejet e ndërtimit.

“Pasi mori shuplakën nga populli në 30 qershor, tani para se të ikin po fshijnë gjurmët përmes zjarrit të asaj që kanë bërë gjithë këto vite me tenderët dhe lejet e ndërtimit. E gjithë bashkia e Durrësit ka qenë një dosje “339” nga fillimi deri në fund” shprehet Xhaferaj.

Një kabëll i vjetër elektrik në bodrumin e godinës së bashkisë ka plasur duke mbushur me tym të gjitha ambientet e bodrumit e katit të parë ku ndodhet edhe sektori i të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, si dhe sektori i gjendjes civile.

Nuk dihet ende nëse ka dëmtime të dokumentacioneve.