I veshur si grua me fustan dhe paruke, momenti kur autori i vendos tritolin policit në Shkodër

Shpërthimi me tritol tronditi mbrëmë sërish Shkodrën. Efektivit Ndrek Rrasa, iu vendos lëndë plasëse në lokalin e tij, në Grudë të Re.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari Simon Shkreli për abcnews.al shihet se autori ka përdorur një mënyrë mjaft të pazakontë për t’u mos u identifikuar. Ai është maskuar si grua, i veshur me fustan, ndërsa në koka mban një paruke me flokë të gjata.