I vdiq babai nga koronavirusi, gazetari kërkon nga qytetarët dhurimin e gjakut për nënën e tij

Naim Sadiku, gazetar me profesion, po kërkon ndihmën e qytetarëve për dhurimin e gjakut për nënën e tij.

Ai shkruan se pasi i ka vdekur babai, familja po bën përpjekje maksimale për ta shpëtuar nënën.

Njoftimi i tij:

THIRRJE PER DHURIMIN E GJAKUT

Te nderuar kolege, miq e dashamire, pasi me vdiq babai, po bejme perpjekje maksimale per ta shpetuar nenen, e cila vazhdon te jete ne gjendje te rende. JU LUTEM, te gjithe atyre qe e kane kaluar Covid-19, qe te dhurojne gjakun e grupit 0 Pozitiv, per ta perdorur si plazme. Sic dihet gjaku i dhuruar duhet te kete mbi 50 antitrupa, per te shpresuar se mund te kete efekte pastaj. Sa me shpejt qe ndodhe kjo, aq me shume mund te rritet shpresa per nenen.

Per ckado mund te me lajmeroni dhe njoftoni ne kete nr. 044 416 875