I ulet dënimi Pjetër Ndrecajt që vrau gruan e vajzën, nga burgu i përjetshëm në vetëm kaq vite

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg.

Ndrecaj u soll në sallën e gjykimit i prangosur dhe me maskë mbrojtëse në seancën ku u shpall fajtor për vrasjen e gruas dhe të vajzës, ngjarje kjo që ndodhi në gusht të vitit 2018 në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Ky është vendim i dytë i marrë nga Gjykata në Gjakovë, pasi vitin e kaluar ishte marrë vendim për burgim të përjetshëm, ndërsa ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.