I thuri lavde Kurtit, një qytetar e bënë për “pesë pare” deputetin Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është përballur me kritika të ashpra nga qytetarët e Kosovës, pas një postimi në Facebook teksa lavdëronte shefin e tij Albin Kurtin.

Deputeti që po thurte lavde për punën e Qeverisë Kurti është kritikuar ashpër nga një qytetar, i cili ia numëroi disa nga dështimet e kësaj qeverie, duke ia përmendur edhe rritjen e çmimit të rrymës.

Ai, po ashtu, ia ka përmendur edhe kundërshtimin e deputetëve të LVV-së për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, si dhe ligjin e pagave.

“Ligj të pagave jo! Trust jo! Rritje e rrymës me shpejtësi te dritës e keni votu(edhe diqysh si tu dasht me na lujt rolin e budallës qytetarëve)! E tash shkruaj këtu pallavra e llafe të bukura sa të dush por e vërteta është se sot një qytetar po mbijeton me gjyks muajin, e ju me rroga 1700-2000 euro lehtë është me thur lavde. Respekt për ju se keni kontribut personal për shtetin e Kosovës, e për këto llafe që i paske në status gabim shumë je se vijnë zgjedhjet e shihemi prapë ne!!”, ka shkruar tutje ky qytetar.