Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë notarët që do t’i bashkohen ekipit të Kosovës në lojërat olimpike “Parisi 2024”.
“Të dy notarëve u janë konfirmuar ftesat e univerzalitetit nga Federata Botërore e Sporteve të Ujit, falë më së shumti pikëve të FINA-s gjatë procesit kualifikues” thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Hana Beiqi do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Ndërkaq, Adelli do të garojë në disiplinën 100 metra stil i lirë.







