Doarsa Kica-Xhelili

“I shpikin kur janë në panik”| Kica-Xhelili ironizon me sondazhet e fundit, poston fotografi duke qeshur

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili ka ironizuar me sondazhet e fundit të cilat partinë ku bënë pjesë ajo e rëndisin të tretën, ndërsa Lëvizjen Vetëvendosje dukshëm të parën me mbi 49%, e PDK-në të dytën.

Kica Xhelili ka postuar një fotografi ku shihet se s’përmbahet dot nga e qeshura duke shkruar, “Kur ata presin me t’frikësu sondazhet, por ti e di që i shpikin vet kur janë në panik!”.

Ndryshe, së fundmi janë shtuar zërat për zgjedhjet e reja në vend.