Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin ka prezantuar sot masat e reja që pritet të miratohen për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kundër këtyre masave kanë dal gastronomët e vendit.
Shoqata e Gastronomëve përmes një postimi të bërë në FB kanë kundërshtuar të njëjtin vendim, derisa kanë kërkuar nga Qeveria një Pako për Rimbëkëmbjen në Gastronomi në vlerë prej 10 milionë euro.
Veç kësaj, gastronomët kanë shprehur se s’do t’u shërbejnë kafe ministrave të kabinetit qeveritar në krye me Hotin.
E i menjëhershëm ka qenë edhe një kundër reagim i zv.kryeministrit të parë, Besnik Tahiri.
Ky është postimi i Tahirit:
Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atêherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini!








