Këngëtarja

I shkruan një burrë i martuar, ‘shpërthen’ Bebe Rexha (FOTO)

Bebe Rexha është mjaft e pëlqyer dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është tejet aktive në rrjete sociale postimet e së cilës shpesh zgjojnë vëmendjen e mediave.

Në këto postimet e fundit, Rexha tregon se e ka ngacmuar një burrë i martuar duke e quajtur shoqe e më pas e kuptoi që ka tre fëmijë.

“A e keni pasur ndonjëherë dikë që vjen gjithmonë në jetën tënde dhe largohet, je i martuar dhe ke tre fëmijë bëhu shembull i mirë, luaj sportin tënd dhe më lër rehat”, shkruan në disa prej postimeve të saj.

Rexha ka mbyllë me sukses të madh vitin 2018 e në vitin që po vjen do jetë edhe më aktive me projekte të reja.