I shfaqen krijesa misterioze në kuzhinë, as ekspertët nuk po e dinë çfarë janë

Tim Clerke nga Auckland i Zelandës së Re, ka mbetur i hutuar me krijesat e çuditshme dhe misterioze, që i gjeti në dyshemenë e shtëpisë.

I befasuar me format e pazakonta të trupave të atyre që i quajti minj të vegjël, ai shfrytëzoi rrjetet sociale për të pyetur, se çfarë janë këto krijesa që i gjeti.

“Diçka nga filmat horror” si dhe “më tregoni që është lojë, në mënyrë që të mos kem ankthe natë” ishin dy prej komenteve të shumta.

Madje, as ekspertët nuk kanë pasur përgjigje definitive, duke thënë se mund të jenë molë që iu janë këputur këmbët, apo një gjallesë e rrallë që njihet si larvë me bisht.

Hulumtuesit e Biosecurity New Zeland, që merret me etimologji, besojnë se janë molë që kanë ardhur së fundmi në jetë dhe ndonjë mace apo mi, iu ka ngrënë këmbët.

https://www.youtube.com/watch?v=guwLHJ6PVuw