Nico Paz

I shënoi supergol Napolit, talenti madrilen i sinqertë: Mbylla sytë dhe godita!

Real Madrid fitoi me rezultatin 4-2 ndaj Napolit në Champions League. Një nga protagonistët e “Los Blancos” ishte edhe talenti Nico Paz, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84 duke shënuar golin e avantazhit 3-2 për spanjollët.

Ishte një gol mjaft i bukur nga ana e 19-vjeçarit që nuk u druajt të tentonte nga një distancë e konsiderushme. Pas sfidës, Paz u shpreh se përjetoi një ëndërr ndërsa theksoi se akademia e Real Madrid është një nga më të mirat në botë.

“Është një ëndërr. Unë as nuk e dija se çfarë po bëja në atë moment kur shënova golin. thjesht godita fort dhe topi shkoi në rrjetë. Jam çmendur nga gëzimi. Akademia e Real Madrid është një nga më të mirat në botë, në mos më e mira. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi”, u shpreh Paz që i është bashkuar madrilenëve në moshën 12-vjeçare.